Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, Benzi ‘fluturon’ nga njëra anë e rrugës në tjetrën

10/03 8:18
Credits to Apollon TV
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, Benzi ‘fluturon’ nga njëra anë e rrugës në tjetrën

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës-Tiranë, pranë Vorës. Newsbomb.al ka siguruar pamjet e aksidentit ku janë përfshirë disa makina.

Sipas dëshmitarëve nga vendngjarja, dyshohet se mjeti i bardhë tip Mercedes Benz ka qenë duke lëvizur në krahun e djathtë të autostradës, me drejtim për në Durrës, por për shkak të humbjes së kontrollit nga drejtuesi, ka dalë në anën tjetër. 

Dyshohet se në aksident janë përfshirë dy mjete të tjera, një fuoristradë dhe një tjetër makinë e vogël. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08.00 të mëngjesit të sotëm. Policia dhe grupi i hetimit ndodhen në vendngjarje. 

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.