Aksident ne aksin rrugor Fier – Patos, makina përplas këmbësorin, dërgohet me urgjencë drejt spitalit

24/02 19:43
Credits to Apollon TV
Aksident ne aksin rrugor Fier – Patos, makina përplas këmbësorin, dërgohet me urgjencë drejt spitalit


Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit, teksa automjeti tip Benz me drejtues shtetasin me inicialet D.Xh, 33 vjeç, ka përplasour një këmbësor.

Sipas njoftimit të policisë, i plagosuri është dërguar menjëherë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Identiteti i të plagosurit nuk është mësuar ende.

Fier, Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:35, në aksin rrugor Fier-Patos, shtetasi D. Xh., 33 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar një shtetas këmbësor, ende i paindentifikuar, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.