Aksident në aksin Lezhë-Shkodër! Dy vajza në spital, një çift gjerman jashtë rrezikut

21/09 13:17
Credits to Apollon TV
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër! Dy vajza në spital, një çift gjerman jashtë rrezikut

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Në aksident janë përfshirë dy makina dhe një kamper, ndërsa dyshohet për disa persona të lënduar.

Burime nga spitali i Lezhës bëjnë me dije se në urgjencë janë dërguar dy vajza të moshës rreth 28-30 vjeçe me fraktura të shumta në trup. Çifti gjerman i cili po udhëtonte me kamper janë jashtë rrezikut dhe po japin detaje ne vendin e ngjarjes.

Nga pamjet shihet shihet një nga makinat e kthyer përmbys disa metra jashtë rrugës, kamperi në anë të rrugës ndërsa makina tjetër në rrugë, me pjesën para të dëmtuar. Policia dhe ambulanca janë në vendngjarje.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.