
Aksident me vdekje në Tiranë-Durrës, makina i merr jetën kalimtarit

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në autostradën Tiranë-Durrës, ku një person ka humbur jetën.
Sipas informacioneve paraprake, një shofer që drejtonte një mjet tip “VW Golf IV” ka përplasur një person që po kalonte rrugën në autostradën Tiranë-Durrës, pranë QTU. Mësohet se si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë kalimtari.
Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërkohë emrat e drejtuesit të mjetit dhe viktimës nuk janë bërë të ditur. Gjithashtu grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe dokumentimin e plotë.