
Aksident masiv në autostradën Fier – Lushnje, kamioni me naftë përplaset me barrierat dhe bën ‘zi’ rrugën, makinat pas tij bëhen varg


Disa makina janë përfshirë në një aksident masiv që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Lushnjë-Fier. Shkak është bërë derdhja e naftës në rrugë.
Paraprakisht bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ka qenë fillimisht një kamion që transportonte naftë që është përplasur me barrierat anësore të rrugës, në rrethrrotullimin e Kolonjës dhe më pas disa mjete pas tij.
Si pasojë e përplasjes së kamionit, nafta është derdhur në rrugë dhe mjetet e tjera kanë pasur vështirësi në qarkullim. Disa prej tyre janë përplasur me njëra-tjetrën por dhe me barrierat anësore të rrugës.
Fatmirësisht, deri tani nuk raportohet për të plagosur, vetëm për dëme materiale.