Aksident i trefishtë në Elbasan, dy makina ‘fluturojnë’ jashtë rrugës, shpëtojnë mrekullisht shoferët

14/03 16:19
Credits to Apollon TV

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare Elbasan – Ish Kombinati Metalurgjik.

Sipas informacioneve për News 24, aksidenti ka ndodhur në Katund të Ri, në afërsi të Rreth-rrotullimit të Bradasheshit.

Dy prej makinave kanë përfunduar jashtë rruge dhe kanë pasur dëmtime të mëdha.

Fatmirësisht personat e përfshirë në aksident kanë pasur dëmtime të lehta dhe nuk u është rrezikuar jeta.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.