
Aksident i trefishtë në aksin Fier-Seman, plagosen katër persona, dy prej tyre të mitur

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fier-Seman, ku për pasojë janë përplasur tri makina.
Mësohet se nga përplasja e mjeteve Mercedes-Benz, Opel dhe Volkswagen, ku ky i fundit ka përfunduar në kanal, janë plagosur katër persona.
Raportohet se të plagosurit, dy prej të cilëve janë të mitur, respektivisht 2 dhe 10 vjeç, janë dërguar në spitalin e Fierit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.