Aksident i rëndë te “Rruga e Kavajës”, makina përplas për vdekje një person

11/06 14:29
Credits to Apollon TV
Aksident i rëndë te “Rruga e Kavajës”, makina përplas për vdekje një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth një orë më parë në Tiranë. Për pasojë, ka ndërruar jetë një person.

Paraprakisht, bëhet me dije se një makinë ka përplasur një to moshuar, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Policia dhe grupi i hetimit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të saj.

Identiteti i viktimës dhe shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende.

“Mësohet se rreth orës 13:00, në rrugën “Artan Lenja” në një lulishte, gjatë shkarkimit të disa produkteve ushqimore në një dyqan mjeti fugon me drejtues shtetasin R.O., 29 vjeç, duke kryer një manovër kthimi pas, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar rreth 80 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje”, njofton Policia.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.