Aksident i rëndë te mbikalimi i Saukut, 5 makina përplasen me njëra tjetrën, ambulanca niset me urgjencë drejt vendngjarjes

08/06 20:43
Credits to Apollon TV
Aksident i rëndë te mbikalimi i Saukut, 5 makina përplasen me njëra tjetrën, ambulanca niset me urgjencë drejt vendngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotem në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Saukut, ku një kamion dhe 4 mjete të tjera të vogla janë përplasur me njëra tjetrën.

Nga fotot e siguruara nga newsbomb shihet se të 5 mjetet kanë pësuar dëmtime të shumta, ndërkohë që ambulanca është nisur me urgjencë drejt vendngjarjes.

Për pasojë është plagosur 28 vjeçarja I.D, e cila është nisur drejt spitalit, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke hetuar për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.

“Tek mbikalimi i Saukut, janë përfshirë në përplasje 5 mjete. Si pasojë është dëmtuar njëra prej drejtuesve të mjeteve shtetasja I. D., rreth 28 vjeçe, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.