
Aksident i rëndë në Vlorë, motori përplas të miturën

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në qytetin e Vlorës, ku një 22-vjeçar me inicialet H.B, ka përplasur një të mitur 11-vjeçare teksa po kalonte rrugën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në lagjen “Hajro Çakërri” në vendin e quajtur “Xhamia”, ku 22-vjeçari i cili po drejtonte një motomjet tip “Niponia, ka përplasur 11-vjeçaren.
Si pasojë e aksidentit, të dy personat e përfshirë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital, ku po marrin trajtim nga mjekët.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Sot, rreth orës 20:30, në lagjen “Hajro Çakërri”, në vendin e quajtur “Xhamia”, shtetasi H. B., 22 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Niponia”, ka aksidentuar një shtetase të mitur, rreth 11 vjeçe, si pasojë kanë ngelur të dëmtuar të dy këta shtetas, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.