Aksident i rëndë në Vlorë, “Mercedes” përplaset me pemën, shoferi bllokohet në makinë

25/09 17:45
Credits to Apollon TV
Aksident i rëndë në Vlorë, “Mercedes” përplaset me pemën, shoferi bllokohet në makinë

Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë pranë vendit të njohur si “Rrapi” në Ujë të Ftohtë.

Drejtuesi i mjetit tip Mercedes ka dalë nga rruga dhe është përplasur me pemët e lungomares.

Fatmirësisht nuk ka viktima , vetëm dëmtime fizike te shoferi i automjetit ku është dashur ndërhyrja e zjarrëfikësve për ta nxjerrë nga makina.

 

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.