Aksident i rëndë në Tiranë, 55-vjeçarja përplas me makinë 6-vjeçarin, fëmija dërgohet me urgjencë në spital

22/03 12:29
Credits to Apollon TV
Aksident i rëndë në Tiranë, 55-vjeçarja përplas me makinë 6-vjeçarin, fëmija dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë në lagjen “Don Bosko”.

Bëhet me dije se mjeti me drejtuese shtetasen A. P., 55 vjeçe, ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale R. D, 6 vjeç.

Fëmija është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdjesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.03.2021, rreth orës 12:30,në fillim të rrugës “Don Bosko” mjeti me drejtuese shtetasen A. P.,  55 vjeçe, ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale R. D, 6 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesja e mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.3, për veprime të metejshme hetimore.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.