
Aksident i rëndë në Sarandë, makina del nga rruga dhe rrotullohet disa herë, ndërron jetë një person


Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu dhe plagosjen e 3 të tjerëve ka ndodhur para pak castesh në Krane, Sarandë.
Viktimë e aksidentit ka mbetur Klement Kristidhi, 32 vjeç
Mësohet se në automjet ndodheshin 4 shokë të gjithë nga fshati Mursi, i Bashkisë Konispol. Veç viktimës janë plagosur edhe dy shtetas të tjerë.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe 3 persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e ksidentit.