
Aksident i rëndë në Peqin/ Përplasen dy automjete, raportohet për tre të plagosur


Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Peqin. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.
Burime për faxweb bëjnë me dije se në aksident është përfshirë një automjet i tipit ‘Mercedes-Benz’ dhe një furistradë ‘Hyundai’.
Raportohet se të plagosurit po transportohen me autoambulancë drejt spitalit të Elbasanit. Ndërsa shkak i aksidentit dyshohet se është shpejtësia jashtë normave të lejuara.
Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.