Aksident i rëndë në Maliq/ Makina del nga rruga, plagoset shoferi

25/06 14:44
Credits to Apollon TV
Aksident i rëndë në Maliq/ Makina del nga rruga, plagoset shoferi

Maliq- Një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën në Maliq.

Policia konfirmoi se kanë marrë dëmtime drejtuesi I. C. dhe pasagjeri shtetasi Sh. C., të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin e Korçës.

Drejtuesi i mjetit është plagosur rëndë me dëmtime të shumta në trup.

Mësohet se është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë shoferin nga makina. Raportohet se gjendja e tij paraqitet e rëndë.

© 2022 APOLLON TV. All Rights Reserved.