
Aksident i rëndë në Elbasan, shoferi “tapë” përplaset me një mjet, humb jetën një grua dhe plagosen dy të tjerë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje është shënuar mëngjesin e sotëm në autostradën Elbasan-Tiranë.
Bëhet me dije se shtetasi I. D., 60 vjeç, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi I. V., 34 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasja E. V., 58 vjeçe, pasagjere në automjetin që drejtohej nga shtetasi I. V., si dhe dy pasagjerë të tjerë.
Njoftimi i policise:
Elbasan
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor shoqëruan dhe arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 60 vjeç, pasi në autostradën “Elbasan-Tiranë”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi I. V., 34 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasja E. V., 58 vjeçe, pasagjere në automjetin që drejtohej nga shtetasi I. V.
Po si pasojë e përplasjes së automjeteve, janë dëmtuar shtetasi I. V. dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me të, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.