Aksident i rëndë në Elbasan, përplaset makina me autobusin, pesë të plagosur (VIDEO)

03/01 19:05
Credits to Apollon TV
Aksident i rëndë në Elbasan, përplaset makina me autobusin, pesë të plagosur (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Metalurgjik, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve kanë mbetur të plagosur 5 persona, 2 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit, ku dhe aktualisht po marrin ndihmën e parë mjekësore.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por paraprakisht dyshohet se shkak mund të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe parakalimi i gabuar. Në aksin rrugor ku ndodhi aksidenti vihet re gjithashtu mungesa e ndriçimit.

Burime bëjnë me dije se prej personave të transportuar në spital, 2 janë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

video nga vendi i ngjarjes 👇

Policia Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Bradashesh, automjet tip “Volkswagen”, është përplasur me një minibuz pasagjerësh.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur 5 persona pasagjerë të minibuzit të cilët janë transportuar në spital të Elbasanit, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Po si pasojë e përplasjes janë plagosur drejtuesja e mjetit të “Volkswagen” shtetasja F.B., dhe pasagjeri shtetasi K.D., ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Shërbimet e Policisë morën masa të menjëhershme duke siguruar rrugëkalimin e autoambulancave që transportuan në kohë të shpejtë të plagosurit si dhe bënë të mundur zhbllokimin e trafikut në të dyja kahët e lëvizjes.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.