Aksident i rëndë në brendësi të tunelit në zonën e ujit të ftohtë, në gjëndje të rëndë një person.

17/12 18:44
Credits to Apollon TV

Aksident i rëndë në brendësi të tunelit në zonën e ujit të ftohtë

Një i lënduar është transportuar në spital në gjëndje të rëndë

Një mjet tip Ford me targë AA 952 XV ka humbur kontrollin si rjedhojë e shpejtësisë së madhe dhe ka goditur barrierat e rrugës, në një pjesë ku po kryen punime.

Në automjet ndodheshin dy persona, ndërsa i plagosur ka mbetur pasagjeri.

Drejtuesi është shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje.

Blutë e Vlorës kanë nisur hetimin për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa në vendngjarje mbërriti dhe shërbimi zjarrfikës. 

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 17.12.2020, rreth orës 19:15, në dalje të tunelit në “Uji të Ftohtë”, Vlorë, një automjet me drejtues shtetasin A. T., 18 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë
ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.