Aksident i rende, makina del nga rruga, nderrojne jete shoferi dhe pasagjeri

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur sot pasdite në Lushnjë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 në aksin rrugor Lushnjë-Krutje, afër fshatit “Gurrëz e Vogël”.
Lushnjë
Informacion paraprak
Sot rreth orës 18:30, në aksin rrugor Lushnjë-Krutje, në fshatin “Gurrëz e vogël”, automjeti tip “Reno “, ka dalë nga rruga, ku për pasojë janë dëmtuar dhe kanë ndërruar jetë drejtuesi dhe pasagjeri në mjet.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.