
Aksident i rëndë brenda portit të Durrësit, kamioni përplas për vdekje 25-vjeçaren, efektive e sigurisë portuale


Një aksident i rëndë raportohet në qytetin e Durrësit.
Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ka ndodhur brenda portit të Durrësit, ku një kamion ka përplasur efektiven e sigurisë, 25-vjeçaren me inicialet A.H.
Policia thotë se është shoqëruar në polici drejtuesi i kamionit, shtetasi F.K dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Më datë 07.01.2021, në orën 15:30, në lagjen nr.3, Durrës, në ambientet e portit, shtetasi F. K., 39 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Man”, trajler, ka aksidentuar shtetasen A. H., 25 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
