Aksident i frikshëm te Komuna e Parisit, Audi luksoz përplas motorin, kalimtarët i matin pulsin shoferit që dergjet në tokë

11/06 20:36
Credits to Apollon TV
Aksident i frikshëm te Komuna e Parisit, Audi luksoz përplas motorin, kalimtarët i matin pulsin shoferit që dergjet në tokë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite te Komuna e Parisit në Tiranë. Një makinë tip Audi A8 ka përplasur rëndë një person i cili ishte duke drejtuar motorin e tij T-Max.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Newsbomb, përplasja ka qenë shumë e fortë saqë drejtuesi i motorit ka mbetur i shtrirë në tokë, në gjendje të rënduar, pasi nuk lëviz fare.

Kalimtarët i janë afruar dhe janë munduar t’i japin ndihmën e parë, duke i matur pulsin dhe duke i bërë masazh, apo freskuar me ujë. Ende nuk dihen rrethanat që kanë çuar në këtë aksident të rëndë, por grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.