Aksident i frikshëm në Tiranë, BMW çan barrierat dhe përfundon te diga e Liqenit, zhduket shoferi me targat

22/08 14:28
Credits to Apollon TV
Aksident i frikshëm në Tiranë, BMW çan barrierat dhe përfundon te diga e Liqenit, zhduket shoferi me targat

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, në zonën e Liqenit Artificial. Nje mjet luksoz BMV X6qe udhetonye me shpejtesi te larte  në Rrugën e Kosovarëve, është ngjitur me shpejtësi nga ana e poshtme e digës dhe ka përfunduar në pedonale.

Siç shihet dhe nga fotografitë që tashmë janë bërë virale, mjeti për fat ka përfunduar në bankinën mbrojtëse që ndan liqenin nga pedonalja për qytetarët.

Newsbomb.al ka mësuar zyrtarisht nga Policia e Tiranës se deri në këtë orë, në spital nuk është paraqitur asnjë shtetas i plagosur që të ketë lidhje me aksidentin. Por kur kanë kaluar më shumë se 5 orë nga ngjarja, nuk ka një njoftim zyrtar se cili ka qenë shoferi i mjetit dhe pasagjerët, nëse ka pasur.

Fatmirësisht për shkak të orarit në pedonale nuk ka pasur qytetarë që bënin ecjen e mëngjesit, sepse do të ishin duke folur për bilance të tjera.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.