Aksident i frikshëm në Librazhd, kamioni përplas motorrin me dy persona, burrë e grua në gjendje të rëndë

06/02 16:05
Credits to Apollon TV
Aksident i frikshëm në Librazhd, kamioni përplas motorrin me dy persona, burrë e grua në gjendje të rëndë

Pamje nga vendngjarja

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Librazhd. Burime bëjnë me dije se një kamion ka përplasur dy persona.

Mësohet se mjeti i tonazhit të rëndë, si pasojë e një parakalimi të gabuar, ka goditur një motorr në të cilin ndodheshin dy persona, burrë e grua, të cilët janë plagosur rëndë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj, ndërkohë që të lënduarit po transportohen për në spitalin e Librazhdit.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.