Aksident fatal në aksin Koplik – Shkodër, polici përplas për vdekje 49-vjeçar (EMRAT)

29/01 18:37
Credits to Apollon TV
Aksident fatal në aksin Koplik – Shkodër, polici përplas për vdekje 49-vjeçar (EMRAT)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, ku një polic ka përplasur për vdekje një qytetar që po udhëtonte me biçikletë.

Mësohet se i vdekur ka mbetur 49 vjeçari Agim Shkambaj, i cili u përplas nga polici Gjergj Gjeloshi që po udhëtonte me një mjet tip “Fiat”.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia, e cila po punon për zbardhejn e rrethanave të plota të aksidentit, si dhe ka arrestuar efektivin e policisë.

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 29.01.2021, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Koplik – Shkodër, në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, automjeti tip “Fiat” që drejtohej nga shtetasi Gj. Gj. 26 vjeç, ka goditur shtetasin A. Sh. 49 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Shtetasi A.Sh është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe me pas ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Drejtuesi i mjetit shtetasi Gj.Gj është shoqëruar në ambientet e DVP Shkodër për veprime të mëtejshme

Veprimet po kryhen me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për sqarimin e rrethanave të aksidentit

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.