Aksident brenda tunelit Tiranë-Elbasan, plagosen dy drejtuesit e mjeteve, nisen me urgjencë në spital (FOTO)

24/12 12:42
Credits to Apollon TV

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në tunelin Tiranë-Elbasan.

Mësohet se rreth orës  12:10, në afërsi të tunelit e rrugës Tiranë-Elbasan, janë përfshirë në përplasje dy mjete. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët po dërgohen në spital, jashtë rrezikut për jetën

“Me date 24.12.2020, rreth orës 12:10, në afërsi të tunelit e rrugës Tiranë-Elbasan, janë përfshirë në përplasje dy mjete. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët po dërgohen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./N.B

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.