Aksi Milot-Fier/ Rama paralajmëron rihapjen e garës ndërkombëtarë: Vepra më të madhe publike e mandatit të tretë! U akuzuam për ëndrra dhe mashtrime, por…

15/03 22:16
Credits to Apollon TV

Gara për projektin e segmentit Milot – Fier, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian, do të rihapet sërish. Kryeministri Edi Rama u rikthye sot në Lezhë me premtimin për realizimin e kësaj vepre infrastruktuore teksa shtoi se projekti dhe gjithçka tjetër është gati. Sipas kryeministrit, procesi i nisur një vit më parë, me një garë ndërkombëtare, nuk konkludoi me një kontratë me kompaninë fituese. Pasi sipas tij, termat e kontratës ishin të pafavorshme për interesin publik.

Kemi nisur një proces për atë segment të Korridoriut Blu, kur ne e futëm këtë koncept në programin tonë u përqeshëm e akuzuam për ëndrra dhe mashtrime dhe segmenti Milot- Fier është padiskutim prioritet i yni. E kemi nisur si proces me një garë ndërkombëtare që në përfundim nuk konkludoi me një kontratë me kompaninë fituese se termat e kontratës ishin të pafavorshme sipas nesh për interesin publik.

Ne do e rihapim garën ndërkombëtare pasi projekti e gjithcka tjetër janë gati, e ky segment i korridorit Blu Milot – Fier do jetë vepra më e madhe publike në infrastrukturën rrugore e mandatit tonë të tretë.

Ashtu sikundër tanimë është realitet e cështje ditësh kantieri i rrugës së shumë herë premtuar e shumë pritur për zhvillimin e turizmit Shëngjin – Velipojë. Pas lidhjes se kontratës me kompaninë fituese, është gati, u shpreh Rama nga Lezha në një takim me kandidatët për deputetë të zonës për zgjedhjet e 25 prillit.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.