Agravon situata, zjarri përfshinë dhe pallatin ngjitur në Tiranë

14/09 17:13
Credits to Apollon TV
Agravon situata, zjarri përfshinë dhe pallatin ngjitur në Tiranë

Ka agravuar situata e zjarrit që ka rënë ditën e sotme në katin e 9-të të një pallati në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-parkut të Autobusëve në kryeqytet, pranë DPSHTRR, ndërsa shtëllungat e mëdha të tymit kanë mbuluar zonën përreth.

Bëhet me dije se zjarri është përhapur me shpejtësi dhe tashmë ka përfshirë edhe pallatin ngjitur. Banorët kanë dalë të tmerruar jashtë, teksa shikojnë apartamentet që përfshihen nga zjarri.

Ende nuk dihen shkaqet  e rënies së zjarrit apo nëse ka të lënduar, ndërkohë forcat zjarrëfikse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e  flakëve.

“Më datë 14.09.2023, rreth orës 14:20, në rrugën “Sali Butka”, ka rënë zjarr në ballkonin e një banese, në katin e fundit të një pallati.Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.