
Agjësohen mbi 12 mijë bimë kanabis! Operacioni në Shkodër, përfshihet edhe Renea!

Zonat malore janë kthyer në hapësira favorite për kultivuesit e drogës, të cilët gjithnjë e më shumë po shtrijnë aktivitetin e paligjshëm të kultivimit të kanabisit në këto hapësira.
Qarku Shkodër ka qenë në monitorimin e vazhdueshmë të forcave polivore, ku një tjetër sasi e madhe bimësh narkotike u identifikua dhe u asgjësua përmes djegies në zoant malore.
Në megaoperacionin policor, në të cilën u angazhuan 50 efektivë të repartit “RENEA”, 500 efektivë të komisariatit Shkodër, të komisariateve në varësi të saj dhe të FNSH-ve Tiranë dhe Fier u gjetën 12 mijë e 831 bimë kanabis. Sasia e narkotikëve ishte kultivuar në një terren shumë të thellë malore, cka u desh ndëhyrja e RENEAs me helikopter.
Këta të fundit mundën të mbërrinin në vende të ndryshme, në territorin e fshatit Palaj, njësia administrative Shosh, ku ishin kultivuar 2200 bimë narkotike cannabis sativa. Në vijim, gjatë këtij megaoperacioni në terrene të vështira malore në Mnelë, Shllak, Temal, Vilzë, Prekal, Ura e Shtrenjtë, Kir dhe Ana e Malit janë asgjësuan 10 611 bimë narkotike cannabis sativa.
Strukturat hetimore po vijojhnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të kësaj sasie narkotikësh.