Agjencia Europiane e Barnave e bën FAKT: Ka lidhje mes vaksinës AstraZeneca dhe mpiksjes së gjakut

06/04 10:28
Credits to Apollon TV

Agjiencia Europiane e Barnave konfirmon se ka lidhje mes vaksinës AstraZeneca dhe rasteve me mpiksje gjaku që kanë ndodhur në disa shtete të botës ku është aplikuar kjo vaksinë.

Mediat ndërkombëtare publikojnë një intervistë të një zyrtari të lartë në Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA), i cili ka thënë se ekziston një lidhje midis vaksinës AstraZeneca dhe mpiksjes së gjakut.

“Sipas mendimit tim, ne mund ta themi tani, është e qartë se ka një lidhje me vaksinën. Por ne ende nuk e dimë se çfarë e shkakton këtë reagim,” i tha shefi i vaksinave EMA Marco Cavaleri gazetës italiane Il Messaggero.

Vijon…

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.