A përhapet koronavirusi nga rrjeti 5G? Inxhinieri zbulon të vërtetën e teorisë konspirative

17/12 10:34
Credits to Apollon TV
A përhapet koronavirusi nga rrjeti 5G? Inxhinieri zbulon të vërtetën e teorisë konspirative

Kohët e fundit janë bërë disa studime lidhur me përhapjen e koronavirusit, por ka pasur edhe shumë teori konspirative.

Një ndër tyre ka qenë edhe se koronavirusi ka lindur për shkak të rrjetit 5G.

Inxhinieri i telekomunikacionit, Besmir Semanaj foli nga Vjena për të sqaruar të gjitha këto zëra.

Duke marrë shembull Iranin dhe Korenë e Jugut, Semanaj tha se të gjitha këto lajme janë të rreme, pasi faktet thonë të kundërtën.

“Të gjithë ata persona që nuk besojnë në koronavirus, ku fatkeqësisht kemi edhe miq të afërt të cilët kanë humbur jetën nga koronavirusi. Kam miq që po luftojnë me jetën në spitale, vazhdojnë akoma të mos besojnë.

Kur nisi teoria konspirative për 5G ishte: Covidi u shkaktua nga 5G, sepse Covidi nisi në Wuhan, ndërkohë implimentimi i 5G u bë në Wuhan. Gënjeshtër, fake news, nuk e di me ça fytyre këto persona dalin përsëri në tv në media të ndryshme. 5G për herë të parë është implimentuar në Korenë e Jugut, përse Covidi nuk filloi në Korenë e Jugut, po filloi në Wuhan. Vendet që kanë implimentim të 5G kanë shifra më të mira dhe numër më të vogël të infektuarish, në qoftë se mund të marrim Iranin ka numra të frikshëm për sa i përket rasteve, ndërsa Korea e Jugut që ka qasje 5G, ka numra perfekte dhe vdekshmëria është shumë e ulët”,- tha Semanaj për ABC News

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.