A përbëjnë rrezik për Shqipërinë tërmetet në Greqi që shkundën Tiranën dhe jugun e vendit? Çfarë thotë sizmiologu

04/03 20:52
Credits to Apollon TV

Greqia është goditur nga dy tërmete të forta të mërkurën dhe të enjten duke shkaktuar panik tek qytetarët. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Shqipëri. Më i fundit ishte mbrëmjen e sotme me magnitudë 5.9.

Por a përbëjnë rrezik edhe për Shqipërinë këto tërmete në Greqi, që sipas sizmiologëve grekë, po ndodhin në një zonë që nuk konsiderohej territor sizmik, si Larisa dhe Elassona?

Sizmiologu i IGJEUM, Rexhep Koçi, në një lidhje telefonike për Klan Neës, thotë se nuk ka asnjë rrezik të tillë për Shqipërinë.

Edhe pse qyteti Larisa në Greqi nuk konsiderohet zonë e kuqe, sizmiologu Koçi shprehet se nuk përjashtohet fakti që të gjenerohen tërmete.

“Ne nuk jemi të përfshirë në këtë zonë, megjithëse Ballkani Perëndimor është zonë me aktivitet sizmik të lartë, por zona e aktivizuar në pjesën qëndrore të Greqisë nuk përbën asnjë lloj rreziku për territorin e vendit tonë. Nuk e thënë që një zonë që s’ka gjeneruar tërmete, aq sa mund të disponohet informacion, nuk do të thotë që në një moment të caktuar të gjenerojë tërmete. Kjo mund të përbëjë shqetësim lokal por jo për Shqipërinë”, tha ai.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.