A i nxiti presidenti të rinjtë? Meta paralajmëron një protestë tjetër: Shqiptarët nuk kanë kryetar shteti një tinëzar, do të jetë manifestim i fundit për t’i dhënë fund dhunës së qeverisë

16/12 17:14
Credits to Apollon TV

Në konferencën e përbashkët mes Presidentes së Kosovës, Vijosa Osmani dhe Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, Kreu i Shteti shqiptar është përgjigjur lidhur me akuzat që kryeministri Edi Rama i drejton atij për organizimin e protestave të zhvilluara ditë e fundit për vrasjen e Klodian Rashës.

Meta i cilësori si inskenime dhe maskarada akuzat e Ramës ndërsa i kujton se nëse ai do të organizonte një protestë këtë herë do ta çonte deri në fund bashkë me largimin e qeverisë.

“Nuk jam tinëzar dhe palaco. Nuk merrem me inskenime të tilla. Gjej rastin të përshëndes dhe të solidarizohem me të gjithë institucionet ndërkombëtare të mediave dhe me Këshillin e Europës që dënojnë dhunën ndaj jush dhe ndaj gazetarëve dhe i bëj në tthirrje qeverisë të heqë dorë nga dhuna dhe intimidimi madje sot është kërkuar reflektim urgjent.

Solidarizohem me UNICEF dhe të gjithë organizatat qe shporehin shqetësim për dhunën ndaj të miturve dhe në këtë drejtim të jni të sigurt që nëse do të ketë ndonjë mainfestim tjetër nga presidenti, do të ketë vetëm edhe 1 dhe do të jetë manifestim i fundit kundër dhunës për ti dhënë njëherë e mirë regjimit.

NUk kam dashur të merrem me këtë çështje veçanërisht këto ditë sepse kam patur vëmendjen te çëshja e buxhetit dhe për ti dhënë qeverisë dhe mazhorancës në parlament që të reflektojë buxhetin”, tha Meta.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.