996 apartamente për të pastrehët e tërmetit, Rama inspekton Lagjen e Re në Spitallë!

31/08 15:45
Credits to Apollon TV
996 apartamente për të pastrehët e tërmetit, Rama inspekton Lagjen e Re në Spitallë!

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako, ishin sot në lagjen “Rilindja” në Spitallë, ku po ndërtohen pallatet e reja për familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Lagja me 996 apartamente, e financuar nga emigaret e bashkuara arabe, duket se po merr formë dita ditës. Kryebashkiakja Sako e njohu kreun e qeverisë Rama, njëherazi deputet i këtij qyteti, me ecurinë e punimeve.

“Dallojmë që pallatet kanë ecur me punën; një pjesë është në 90% gati të përfunduara punimet, janë pjesët e finiturave kryesisht ku po punohet.

Nga ana tjetër kemi lotet e fundit që duken me sy që janë ende ne një kantier, përsa i takon veshjes së muraturave të tullës në fillim. Nga ana tjetër me Fondin Shqiptar të Zhvillimit këtu kemi një kontratë për infrastrukturën kryesorë të bllokut dhe në fakt këtu sot shohim gati të përfunduara punët kryesore të përsa i takon aksit. Këtu ka qenë një zonë relativisht e vështirë sepse ka pasur nevojë për shumë mbushje të territorit.

Punimet janë në një fazë të avancuar përsa i takon rrjetit kryesor të infrastrukturës, rrugët janë të përfunduara, janë vendosur të gjithë elementët e ndriçimit. Do të ketë banorë nga të gjitha zonat nga qyteti i Durrësit dhe njësitë administrative. Po shohim mundësinë të shtojmë një linjë të re transporti”- tha Sako.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.