8 Dhjetori Dita e Rinisë, çfarë ndodhi 30 vjet më parë

08/12 9:34
Credits to Apollon TV
8 Dhjetori Dita e Rinisë, çfarë ndodhi 30 vjet më parë

Sot festohet Dita Kombëtare e Rinisë.

8 dhjetori kujtohet si dita, ku 30 vjet më parë studentë dhe pedagogë të Universitetit të Tiranës u bënë iniciatorët e kthesës dhe ndryshimit historik.

Në 8 dhjetor 1990, protesta e studentëve, e njohur si “lëvizja studentore”, solli në Shqipëri shembjen e regjimit të egër komunist. Djem dhe vajza të Qytet Studentit u mblodhën për të protestuar nën motot “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, “Liri”, “Demokraci” “Rroftë Shqipëria e lirë”, etj.

Ata kërkuan rrëzimin e sistemit diktaktorial  dhe ngritjen e shtetit demokratik që nënkuptonte shtetin e së drejtës, integrimin në Europë si dhe garantimin e pluralizmit politik një nga bazat kryesore të një shteti demokratik.

8 dhjetori u caktua si  Dita e Rinisë më 8 dhjetor të vitit 2009 me propozim të Qeverisë Berisha në atë kohë, për të përkujtuar kështu lëvizjen studentore që i dha fund regjimit të errët diktaktorial në Shqipëri.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.