6 persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike.

23/06 9:28
Credits to Apollon TV
6 persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Armond Cengu 23 vjeç, Avdi Morina 24 vjeç, Lavdrim Peka 28 vjeç, Benard Peca, Gentjan Peka 23-vjeç dhe Besnik Peka.

Gjatë operacionit, në qytetin e Kukësit, në lagjen Zabel, shërbimet e Policisë kanë ndaluar dy automjete, me drejtues shtetasit Gentjan Peka dhe Armando Cengu.  Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetet e tyre, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike kanabis dhe fara kanabisi.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar së këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike në doza në qytetin e Kukësit dhe Hasit.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Binomi”.

Operacioni nga DVP Kukës, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotikëve.

Shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla në Kukës dhe Has, arrestohen në flagrancë 6 shtetas.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike dhe fara kanabisi.

Strukturat e DVP Kukës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e  shpërndarjes së lëndëve narkotikëve, në kuadër të hetimit disamujor të nisur ndaj disa shtetasve, për shpërndarje të lëndëve narkotike në Kukës dhe Has, bazuar në provat e siguruara, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Binomi”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. C., 23 vjeç, A. M., 24 vjeç, L. P., 28 vjeç, B. P., 24 vjeç, G. P., 23 vjeç, dhe B. P., 15 vjeç, banues në Kukës dhe Has.

Gjatë operacionit, në qytetin e Kukësit, në lagjen Zabel, shërbimet e Policisë kanë ndaluar dy automjete, me drejtues shtetasit G. P. dhe A. C.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetet e tyre, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike kanabis dhe fara kanabisi.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar së këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike në doza në qytetin e Kukësit dhe Hasit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.