5  urdhër-arrestet për punonjësit e IT-së në Administratën Publike, zbulohen emrat

30/11 12:20
Credits to Apollon TV
5  urdhër-arrestet për punonjësit e IT-së në Administratën Publike, zbulohen emrat

Janë zbuluar emrat e 5 punonjësve të Departamentit të Administratës Publike (DAP)-it për të cilët janë lëshuar 5 urdhër-arreste ditën e sotme lidhur me sulmet kibernetike pas të cilave fshihet Irani.

Sipas gazetares Klodiana Lala bëhet fjalë për, Rudina Llagami, Albi Gjeka, Altin Sallaku, Alketa Sulo dhe Igli Lubonja.

Mësohet se hakerat kanë shfrytëzuar aksesin që ka sistemi i IT-së së DAP në databaza-t që janë hackeruar.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, kërkohet masa e sigurisë “Arrest shtëpie” për pesë punonjës IT, të cilët akuzohen për veprën penale ‘shpërdorim detyre’.

Organi i akuzës bën me dije se stafi IT duhet të kishte vepruar në përputhje me Rregulloren e Sigurisë së  Informacionit dhe Rregulloren e Brendshme të AKSHI-it duke kërkuar informacion dhe duke u azhornuar me antiviruset më të fundit të sistemit. Sipas prokurorisë, nëse kjo do të kishte ndodhur atëherë do ishte zbuluar në sistemet e tyre virusi i cili ka hyrë fillimisht tek administrata.al në mënyrë që të bëhej e mundur neutralizimi i tij pa prekur sistemin e AKSHI-t.

Kujtojmë se Irani sulmoi sistemet dhe faqet qeveritare në vendin tonë në korrik, ndërsa në shtator sistemin TIMS dhe ato të policisë. Sakaq, qeveria shqiptare ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe largoi ambasadën iraniane nga vendi ynë.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.