47- vjeçarja që humbi jetën në Elbasan, nëna e tre fëmijëve, ra nga autobusi pas manovrave të frikshme

05/06 16:38
Credits to Apollon TV
47- vjeçarja që humbi jetën në Elbasan, nëna e tre fëmijëve, ra nga autobusi pas manovrave të frikshme

Personi në foto është Mimoza Kasa, e cila humbi jetën tragjikisht ditën e djeshme në Elbasan, pas një aksidenti.

Kasa, 47-vjeçe, nënë e tre fëmijëve humbi jetën, pasi shoferi i autobusit bëri manovra dhe ajo përfundoi jashtë mjetit.

47-vjeçarja ka marrë plagë të shumta dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital. Policia ka arrestuar shoferin dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Është arrestuar D. P., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Tregan, Elbasan, duke drejtuar mjetin autobus ka kryer manovra të rrezikshme dhe për pasojë është rrëzuar nga autobusi pasagjerja shtetasja M. K., 47 vjeçe, banuese në fshatin Jagodinë, Elbasan, e cila për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në spital”, njoftoi policia në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.