4 të vrarë dhe 2 të plagosur në Velipojë, detaje të reja: Është qëlluar me 4 armë, 3 janë pistoleta; Hetuesit zbuluan nga gëzhojat se ka qenë dhe një kallashnikov

29/06 11:41
Credits to Apollon TV
4 të vrarë dhe 2 të plagosur në Velipojë, detaje të reja: Është qëlluar me 4 armë, 3 janë pistoleta; Hetuesit zbuluan nga gëzhojat se ka qenë dhe një kallashnikov

Katër persona mbetën të vrarë dhe dy të plagosur, dy ditë më parë në Velipojë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Pronarët e dy hoteleve, Fntazia dhe Gocaj, u konfliktuan me njëri-tjetrin për shezlongët dhe konflikti degjeneroi në përdorimin e armëve.

Të vdekur mbetën: Kujtim Ferracaku, Xhovano Gocaj, Edmond Gocaj dhe Myzerim Zeneli. Të plagosur: Hasan Ferracaku dhe Elmedin Tyli.

Nga grupi i hetimit nuk ka ende informacion se kush ka qëlluar i pari, pasi personat e plagosur kanë thënë se ata kishin shkuar për të sqaruar “përplasjen” për vendosjen e shezlongëve dhe jo për t’u konfliktuar. Në vendngjarje janë sekuestruar pamjet e disa kamerave të sigurisë, por deri tani nuk ka informacione.

Fax Neës raporton se sipas burimeve të tyre, në vendngjarje kanë qëlluar 4 armë, tre pistoleta dhe një kallashnikov. Gjithsej para hotelit ku ndodhi përplasja me armë janë gjetur 13 gëzhoja armësh, 5 prej të cilave të paplasura. Kanë qenë disa gëzhoja që pasi janë kqyrur nga grupi i hetimit, është zbuluar se qitje janë bërë dhe nga një armë zjarri kallashnikov.

Mirëpo, kjo e fundit nuk është gjetur ende nga Policia.

Në kërkim janë shpallur tre djemtë e Hasan Ferracakut, të cilët dyshohen se kanë marrë pjesë në ngjarje dhe akuzohen për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në bashkëpunim.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.