4 kandidatë do të garojnë për kreun e PD. Basha nuk merr pjesë në mbledhjen e Kryesisë

23/05 19:33
Credits to Apollon TV
4 kandidatë do të garojnë për kreun e PD. Basha nuk merr pjesë në mbledhjen e Kryesisë

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar listën me 4 kandidatë që do të garojnë për kreun e partisë në zgjedhjet e 13 qershorit.

Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi, Agron Shehaj do të jenë ata që do të sfidojnë Lulzim Bashën, të cilin e akuzojnë si përgjegjësin kryesor për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

Kryesia votoi në mënyrë unanime për këto 4 kandidatë nga 9 që kishin shprehur në fillim interesi.

Gjatë mbledhjes pati dhe debate, por ajo që ra në sy ishte mosprania e Lulzim Bashës i cili kishte shprehur se nuk do të donte të ndërhynte në vendimmarrje.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.