29/07 10:50
Credits to Apollon TV

Zjarre me përmasa të mëdha në gadishullin e Karaburunit. Janë duke u djegur hektarë të tëra me bimësi, shkurre dhe pemë të ndryshme në zonën e Bristanit drejt Ravenës. Edhe pse një terren shumë i rrezikshëm kanë shkuar në vendgjarje punonjës dhe specialistë të zonave të mbrojtura. Ndërkohë që janë njoftuar dhe zjarrfikësit. Situata është problematike pasi flakët e zjarrit janë të ndihmuara dhe nga era, ndërsa mësohet se është kërkuar ndërhyrja e ushtrisë.

Behet me dije se zjarri ka perfshire edhe Kaninen dhe forcat zjarrefikese ndodhen aty, ndersa ne Karaburun nuk ka forca zjarrefikese, pasi e kane zonat e mbrojtura.
Ne Karaburun jane 8 forca te zonave te mbrojtura dhe disa cobane.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.