TAKIMI I G20, MINISTRAT ZOTOHEN PËR TË LUFTUAR KUNDËR NDRYSHIMEVE KLIMATIKE

24/07 20:52
Credits to Apollon TV
TAKIMI I G20, MINISTRAT ZOTOHEN PËR TË LUFTUAR KUNDËR NDRYSHIMEVE KLIMATIKE

Në takimin dyditor të Ministrave të Mjedisit, të vendeve të G20-ës të organizuar nga Italia, kryesuesja e radhës ministrat u zotuan të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të luftuar sfida të tilla si ndryshimi i klimës , humbja e biodiversitetit , ndotja, humbja e habitateve dhe përdorimi i paqëndrueshëm i burimeve natyrore. Në deklaratë u vu theksi në mbrojtjen e biodiversitetit dhe u tha se ekziston shqetësim serioz për shëndetin e oqeaneve dhe deteve për arsye të niveleve të emetimeve dhe ndryshimeve klimatike. Në mes të tjerash në deklaratë pranohet ndikimi serioz i mbetjeve plastike në det në ekosistemin detar peshkimin dhe turizmin dhe u tha se po luftohet për këtë , ndërsa u bë thirrje për intensifikimin e përpjekjeve kombëtare e rajonale dhe në këte drejtim. Deklarata gjithashtu inkurajoi ndërgjegjësimin e komunitetit për të ulur ndjeshëm plastikat njëpërdorimëshe. Deklarata theksoi se ajo njeh rëndësinë e zhvillimit të bashkëpunimit në përcjelljen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e mjedisit tek brezat e rinj përmes kanaleve arsimore dhe përfshirjen e të rinjve në proceset mjedisore në të gjitha nivelet.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.