FIER, PENSIONISTËT AMBIENTET SHLODHËSE ME KUSHTE MINIMALE

16/07 18:53
Credits to Apollon TV
FIER, PENSIONISTËT AMBIENTET SHLODHËSE ME KUSHTE MINIMALE

Në qëndër ët qytetit të Fierit, pak metra larg Bashkisë, ndodhet lulishtja shlodhëse e pensionistëve , i vetmi ambient argëtues për ta në këto ditë të nxehta vere. Tepër të  indinjuar ata pohojnë se është e  dhimbshme dhe e turpshme që pas një jetë të  tërë sakrificash , ata të ndihen të braktisur nga shteti, pa përkrahje dhe pa solidaritet. Injorimi i kësaj kategorie shoqërore është i turpshëm thonë ata, teksa shprehen se përvecse marrin persione qesharake, dhe shteti po o ngop me lugë bosh , ambienti i  vetëm shlodhës për ta , është me kushtet më minimale , i papastruar , me tualete të bllokuara, që janë një rrezik potencial infeksionesh , dhe me shatërvane që nuk funksionojnë. Kultura e një kombi dëshmohet tek respekti që tregon për të moshuarit , dhe fytyra e një qeverisjeje dallohet te trajtimi që i bën kësaj kategorie shoqërore  thonë ata, teksa nuk fshehin zhgënjimin e madh se në 30 vite ndihen te harruar, të braktisur dhe të nepërkëmbur nga shteti.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.