FIER, ZISA MUSHA: ARTI I GDHËNDJES NË DRU DREJT ZBEHJES

05/06 18:33
Credits to Apollon TV
FIER, ZISA MUSHA: ARTI I GDHËNDJES NË DRU DREJT ZBEHJES

Mjeshtri i gdhëndjes në dru Zisa Musha ka një jetë të tërë i apasionuar pas gdhëndjes së drurit. Ai ushtron profesionin e drugdhëndësit të trashëguar nga të parët pasi përvecse ka gjetur vetveten , me punimet artizanale ne dru , ai siguron të ardhurat për të jetuar mirë dhe për të arsimuar fëmijët Si pjesë e komunitetit arumun Zisa Musha në një intervistë ekskluzive dhe të vecantë për Tv Apollon shprehet se në krijimtarinë e tij të gjate artistike ka shfaqur dhe është motivuar edhe nga kultura , tradita dhe zakonet e grupit etnokulturor të cilit i përket në Shqipëri, sipas tij i integruar më së miri.Mjeshtri i punimeve të gdhëndjes në dru Zisa Musha shprehet edhe për vështirësitë e tregut vendas. Sipas tij blerësit janë kryesisht të orientuar dhe porositës , c, ka e bën të pasigurt teksa thekson se punimet e tij janë më të kërkuara në tregun ndërkombëtar si në Amerikë , Gjermani, Greqi , Rumani etj.

I quajtur ndryshe edhe si mjeshtri i ikonostaseve mjeshtri i gdhëndjes në dru Zisa Musha është shprehur se po humbet interesi për këtë profesion të artizanatit. Nuk ka mbështetje nga shteti dhe mungojnë programet për nxitjen e këtij profesioni të rrallë dhe projektet mbështetëse që të mos zhhduket.  Gjithashtu Musha ka folur edhe për marëdhëniet me vendin e origjinës së të parëve, Rumaninë.

 

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.