FIER, PUNIMET PËR NDËRTIMIN E AUTOSTRADËS, LËNË 3 FSHATRA PA VADITJE

27/05 19:48
Credits to Apollon TV
FIER, PUNIMET PËR NDËRTIMIN E AUTOSTRADËS, LËNË 3 FSHATRA PA VADITJE

Kanalet e sistemit kullues dhe ujitjes të tokave bujqësore të fshatrave Levan, Jarua dhe Shtyllas, të dëmtuara nga punimet për ndërtimin e autostradës Mbrostar- Levan, ka lënë pa vaditje tokat e kultivuara dhe po thajnë të mbjellat që kanë nevojë për ujitje, për shkak të mosfunksionimit të sistemit ujitës për të cilin u premtua zgjidhje . Problemi është denoncuar nga ish kryetari i fshatit , Jarua, Llesh Marku. Sipas tij 1800 ha tokë bujqësore është pa sistem vaditje në këte periudhë , kur më shumë se në cdo stinë tjetër kulturat bujqësore kanë nevojë për ujitje, por ai mungon dhe ato rrezikojnë të thahen dhe degradohen. Fermerët të cilët kanë investuar për mbjelljet në bujqësi , kanë marrë toka me qera dhe kredi , ku përfshihet edhe vetë z. Marku, po falimentojnë për shkak të mungesës së ujitjes , edhe pse paguajnë rregullisht taksat lokale , ku përfshihet dhe ajo e tokës. Sistemi i infrastrukturës së kullimit dhe ujitjes në autostradë është jofunksional pasi kanalet janë mbi kuotën dhe nuk mundësojnë qarkullimin e ujit nga njëra anë e autostradës në tjetrën si për kullimin e tokave , ashtu dhe për ujitjen e tyre. Jemi ankuar e madje kemi protestuar për dëmin që po shkaktojnë punimet në bypassin e Fierit që në kohën e ndërtimit të tij, por askush nuk i përfilli ankesat dhe kërkesat e fermerëve , madje i injoruan.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.