Banoret e lagjes “ 1 Maji” kerkojne nje ure provizore pas prishjes se ish Ures me pasarela.

10/05 17:03
Credits to Apollon TV
Banoret e lagjes “ 1 Maji” kerkojne nje ure provizore pas prishjes se ish Ures me pasarela.

Punimet për rehabilitimin e lumit Gjanica , kanë perfshirë edhe Urën me Pasarela në Lagjen 1 Maji, në qytetin e Fierit, e cila është një nyje e rendësishme komunikimi e banorëve të kësaj lagjeje me institucionet dhe lagjet e tjera. Banorët kërkojnë që nderhyrja në Gjanicë , të vijojë pergjatë gjithë gjatësie së saj, por shprehën se ndërprerja e punimeve , po u kthehet në shqetesim madhor, pasi prishja e Urës me Pasarela u ka vështiresuar komunikimin në perditshmerine e tyre , duke I detyruar të protestojnë plot indinjate në lidhje me këtë shqetësim. Detyrohemi të përshkojme kilometra të tëra për të dërguar e mare fëmijet nga shkolla , dhe për të shkuar në intitucionet vendore dhe shëndetësore thonë ata , teksa shtojne se e vleresojne këtë investim që do ti sherbeje zhvillimit të zonës dhe të qytetit , por kjo neglizhence nga firma zbatuese është e pajustifikueshme . Fieri renditet nga studiuesit edhe si qyteti I urave . 13 te tilla ndodhen brenda tij, ndersa në dalje të qytetit nje tjeter , mbi lumin Seman, por pamjet e dikurshme tashme do te mbeten vetëm në kujtimet e qytetarëve fierake dhe në foto , pasi disa u amortizuan , ndërsa disa të tjera tashmë kanë një dekor te ri. Edhe qytetaret e lagjes 1 Maji jane shprehur se ky transformim u ka hequr obiekteve simboliken historike , dhe bashkë me pamjen e vjeter t e ish Urës me Pasarela , tashmë dhe funksonin e saj.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.