34 vjeçari bën manovra të dyshimta në mes të Shkodrës, Shqiponjat i vihen pas dhe e bllokojnë: I gjejnë armë dhe fishekë

31/05 10:45
Credits to Apollon TV
34 vjeçari bën manovra të dyshimta në mes të Shkodrës, Shqiponjat i vihen pas dhe e bllokojnë: I gjejnë armë dhe fishekë

Një 34 vjeçar është arrestuar nga Forcat Shqiponja në Shkodër, pasi është kapur me armë zjarri dhe fishekë në makinë. Në pranga ka rënë shtetasi Fatjon Guri.

Shqiponjat gjatë patrullimit në rrugët e qytetit të Shkodrës kanë konstatuar m,jetin me të cilin lëvizte Fatjon Guri duke bërë manovra të dyshimta dhe menjëherë i janë vënë në ndjekje. Pas bllokimit të mjetit nga patrulla, i është bërë kontroll dhe në të është gjetur një pistoletë dhe fishekë.

34 vjeçari është arrestuar në kushtet e flagrancës dhe materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

“Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete, si rezultat i kontrolleve të befasishme të zhvilluara nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi F. G., 34 vjeç, banues në fshatin Bleran, Shkodër.

Gjatë patrullimit në lagjen “Liria”, Shkodër, shërbimet e Policisë pasi kanë konstatuar një automjet që kryente lëvizje të dyshimta, janë vënë në ndjekje dhe kanë bërë të mundur ndalimin e drejtuesit dhe bllokimin e automjetit.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, njofton Policia.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.