34 personel mjekësor shqiptaro-turk i bashkohet Spitalit të Fierit

08/06 20:49
Credits to Apollon TV
34 personel mjekësor shqiptaro-turk i bashkohet Spitalit të Fierit

Katërmbëdhjetë mjekë e infermierë turq, si dhe 20 infermierë shqiptarë sapo i janë bashkuar spitalit Memorial të Fierit, duke e çuar në total personelin në 127 mjekë e infermierë.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.

Manastriliu theksoi ndër të tjera, se stafi i mjekëve dhe infermierëve janë në dispozicion shërbim të qytetarëve, kryesisht të qytetarëve të rajonit të Jugut të Shqipërisë.

Njoftimi i plotë:

Edhe 14 mjekë dhe infermierë turq dhe 20 infermierë shqiptarë sapo i janë bashkuar super ekipit të Spitalit Memorial të Fierit
127 mjekë dhe infermierë të skuadrës së përbashkët shqiptaro-turke tashmë janë në shërbim të qytetarëve të rajonit të jugut të vendit, në një spital ultra modern, me shërbim të standardeve bashkëkohore.

 

 

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.