32-vjeçarja nga Berati telefononte vazhdimisht Najada Çomon për të afërmin, mjekja e denoncon në polici

16/02 10:07
Credits to Apollon TV
32-vjeçarja nga Berati telefononte vazhdimisht Najada Çomon për të afërmin, mjekja e denoncon në polici

Shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo është shqetësuar në telefon nga një 32-vjeçare.

Sipas informacioneve për mediat, çështja është duke u trajtuar nga komisariati numër 4 në Tiranë.

Mësohet se shkaku i këtyre telefonata ka qenë prekja me koronavirus e nënës së 32-vjeçares. Ajo bënte më shumë se 20 telefonata në ditë në drejtim të shefes së Infektivit. 

Çomo ka kallëzuar në polici një rast shqetësimi, pasi prej disa ditësh merrte telefonata shqetësuese.

Materialet janë referuar në prokurori për një 32-vjeçare nga Berati, e cila që prej datës 28 janar ka shqetësuar mjeken me telefonata të shumta për motive të dobëta.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.