3 viktima nga sulmi me armë në Kosovë, persona me maska qëlluan me kallashnikov drejt të autobusit të nxënësve

26/11 21:52
Credits to Apollon TV
3 viktima nga sulmi me armë në Kosovë, persona me maska qëlluan me kallashnikov drejt të autobusit të nxënësve

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së premtes në Kosovë. Siç raportojnë mediat në vend, tre persona kanë mbetur të vrarë në Gollgjan të Deçanit pasi persona të armatosur qëlluan me armë në drejtim të një autobusi nxënësish.

Sipas raportimeve, disa persona të maskuar sulmuan me kallashnikov në drejtim të autobusit ndërsa për pasojë jetën e ka humbur shoferi i mjetit dhe dy nxënës.

Të lënduar kanë mbetur edhe disa nxënës të tjerë që ndodheshin në autobus.

“Rreth orës 19:00, Policia është njoftuar se në fshatin Gllogjan ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të një autobusi. Me këtë rast, Policia është në dijeni se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është në vend të ngjarjes dhe duke e hetuar rastin.

© 2022 APOLLON TV. All Rights Reserved.