28 deputetë firmosin që Bardhi të jetë kreu i grupit, Felaj: Nuk e lexoj. Bardhi: Jeni e detyruar

21/09 13:27
Credits to Apollon TV
28 deputetë firmosin që Bardhi të jetë kreu i grupit, Felaj: Nuk e lexoj. Bardhi: Jeni e detyruar

Seanca parlamentare ka nisur me debat mes deputetit të Partisë Demokratike Gazment Bardhit dhe zëvendëskryetares së parlamentit Ermonela Felaj. Tema e diskutimit që nxiti debatin mes tyre ishte kryesia e grupit të PD, ku Felaj nuk pranoi të lexonte shkresën e 28 deputetëve që kanë zgjedhur Bardhin në krye të grupit parlamentar të PD-së.

Bardhi: E para, ju nuk çmoni dot njoftimet Grupit të PD, detyra juaj është të lexoni njoftimet. Nuk ka asnjë replikë për çështjet tona të brendshme me kryetaren. Se kuptoj pse s’keni guxim ta lexoni. Thuhet në mbledhje është marrë ku vendin: Ju duhet të lexoni vendimin e grupit, s’kemi bërë replikë me kryetaren e Kuvendit. E kemi paraqitur sipas rregullores. Jeni e detyruar ta lexoni. Nuk jeni ju që interpretoni vendimet tona, ju thjesht informoni seancës.

Felaj: Nuk i takon kryetarit të Kuvendit të merret me qëndrimet e anëtarëve që i përkasin formalisht kryetarit të Grupit të PD-së. Kuvendin në një situatë të paprecedent po e fusni ju me veprimet e njëpasnjëshme. Kryetarja ka vendosur t’iu nxisë ju që të zgjidhni problemet tuaja të brendshme. Kryetarja e Kuvendit ka mbajtur qëndrim për këtë çështje dhe nuk kemi pse mbajmë asnjë qëndrim.

Disa nga deputetët që kanë firmosur pro Gazment Bardhit si kryetar grupi janë Agron Gjekmarkaj, Asllan Dogjani, Bledion Nallbati, Bujar Leskaj, Dashnor Sula, Edi Paloka, Ervin Salianji, Helidon Bushati, Ina Zhupa, Jorida Tabaku dhe Lefter Gështenja.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.